Shqipëria mikpret Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore

Shqipëria do të presë në datat 5-7 nëntor, Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial – SEDM).
Ky ministerial mbledh përfaqësues të vendeve anëtare të SEDM, përfshirë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë, Turqinë, Slloveninë, Serbinë, Ukrainën, Moldavi, Gjeorgji dhe SHBA-në. Gjithashtu në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues nga organizatat RACVIAC, UNDP/SEESAC.
Qëllimi është promovimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimi i aftësive rajonale të mbrojtjes, bashkëpunimi përmes përpjekjeve kolektive si dhe krijimi i lidhjeve që lehtësojnë integrimin në institucionet euroatlantike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




