Shqiptarët në drejtim – “Në 2020 u thye miti në Malin e Zi”, Ilir Harasani flet për Ulqinin

Rajon | 1 vit më parë

Ilir Harasani, në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon dhe Oneda Skënderin, foli lidhur me fazat që ka kaluar Ulqini në periudha të ndryshme kohore.

Ai u shpreh se nga viti 2020 u thye miti, pra edhe një shqiptar mund të bëhet kryeministër.

“Ulqini nuk është krahina më e varfër e Malit të Zi. Qytetarët janë ndër më të pasurit në Mal të Zi. Ne jemi punëtorë. Nga aneksimi më 1980, Ulqini ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, pastaj futja në periudhën komuniste dhe Ulqini, sidomos në periudhën e fundit të komunizmit ka pasur një zhvillim. Ne në vitet ’70, nuk kishim rrugë të lidheshim, infrastruktura e dobët. Pas viteve ’70 u ndërtuan hotele luksoze, më pas vjen periudha demokratike ku pushteti në atë kohë, shumë pak i jep hapësirë komunës së Ulqinit të investojë. Unë nuk dua t’ia vë fajin kujt, se nuk kemi ditur të zgjidhim atë lojë. Nga 2006 deri në 2020, ka kaluar faza e dytë dhe e tretë, ku shqiptarët nuk marrin pjesë shumë në nivele qendrore. Nga viti 2020, thyhet miti që një shqiptar mund të jetë dhe kryeministër, me ardhjen e [Dritan] Abazoviçit,” tha Ilir Harasani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme