Simon Banza kushton shumë, Manaj i përzgjedhuri i Trabzonspor

Rajoni | 2 vite më parë

Rey Manaj do të largohet nga Sivasspor, por jo nga kampionati turk. Sipas medieve turke zërat që flasin për një largim të 27-vjeçarit nga Sivasspor janë gjithmonë e më të fortë.

Mësohet se skuadra e Trabzonspor do të afrojë gjatë janarit një sulmues të ri. Alternativa e parë ishte Somon Banza. Për sulmuesin francez, i cili ka qenë pjesë e klubit turk deri pak muaj më parë, skuadra e Benfikës kërkon deri në 15 milionë euro.

Thuhet se Trabzonspor nuk ka ndër mend që të shpenzojë aq shumë para për një sulmues dhe alternativa është Rey Manaj. Ky i fundit është në muajt e fundit të kontratës me Sivasspor, e cila pritet që të kënaqet me pak para.

I vetmi dyshim për Manajn në këtë pikë është gjendja e tij fizike. Shqiptari vitin e kaluar mbylli sezonin me 22 gola, por këtë vit ka shënuar vetëm katër herë në 954’ minutat e luajtura. Në këtë sezon Manaj ka qenë i kushtëzuar shumë prej dëmtimeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme