Tajson Furi i thotë lamtumirë ringut!

Sporte të tjera | 2 vite më parë

“Dua të lajmëroj tërheqjen nga boksi, ka qenë një bekim për mua dhe kam dashuruar ç’do moment që kam kaluar në ring”. Tajsonm Furi e mbyll me kaq me boksin. Pas dy humbjeve që pësoi me ukrainasin Usyk, 36-vjeçari vendos të heqë dorezat dhe të shijojë jetën si një njeri normal.

“Jami i lumtur, i shëndetshëm, kam trurin në vend, mund të flas dhe kam një grua të bukur së bashku me gjashtë fëmijë të mrekullueshëm. Kam shumë para, famë dhe sukses. Përse duhet të vazhdoj”, tregon Furi në një video të publikuar në rrjetet sociale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme