Titans Fight 5, ringu është gati

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Titans Fight 5 tashmë është gati për t’u ngjitur në ring. Gjithçka do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” Durrës dhe do të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. E enjtja ishte për peshimin dhe konferencën për shtyp të boksierëve.

Ndërkohë Aleksandër Kallashi dhe boshnjaku Edis Biberoviç do të jenë përballë njëri-tjetrit për brezat e titujve në versionin UBO Continental dhe UBF Europe.

Një tjetër boksier që do të ngjitet në ringun durrsak do të jetë edhe Ardit Boriçi, i cili vjen nga Franca e përballë do të ketë Okidatze të Gjeorgjisë.

18 vjeç Leo Xhangoli, por gjithsesi mendon se ka aftësitë për të qenë një boksier cilësor dhe në ringun profesionist e aq më tepër në Durrës.

Kryendeshja e mbrëmjes do të jetë Alban Beqiri me Zoltan Zabo. Kampioni i Ballkanit është i bindur në suksesin e tij, ndonëse është mbingarkesë në një kohë kaq të shkurtër të jesh në ring.

Në kikboks dallohet Mexhit Hysenaj, i cili do të përballet me Daniel Vela.

Një mbrëmje boksi, e cila do të jetë e alternuar me art. Janë të parashikuara 7 ndeshje boksi amator, 6 kikboks dhe 7 boksi profesionist. Një mbrëmje e gjitha për t’u shijuar të enjten në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme