Trajtimi i pubalgjisë së Yamal fut në konflikt Federatën Spanjolle të Futbollit dhe Barcelonën, lojtari largohet nga grumbullimi

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë me dije Lamine Yamal nuk do të jetë pjesë e grupit që do të luajë dy takimet e fundit të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026.
Nëpërmjet një njoftimi për mediet Federata Spanjolle e Futbolit ka bërë me dije se është njoftuar nga klubi i Barcelonës vetëm ditën e djeshme, e cila përkonte me ditën e parë të grumbullimit për takimet me Gjeorgjinë dhe Turqinë, se lojtari i është nënshtruar një ndërhyrjeje invazive për të kuruar problemin që ka me pubalgjinë.
Pasi mësoi për këtë episod Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që të kthejë lojtarin në Barcelonë pasi ky i fundit nuk mund të ishte pjesë e grupit për shkak se nuk ishte i gatshëm që të luante.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




