U përjashtuan nga Kuvendi, PD: Gjykata Administrative rrëzon vendimin

Partia Demokratike njofton se Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin, për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi.
Nëpërmjet një reagimi, Kreu i Grupit të deputetëve, Gazment Bardhi bëhet e ditur se Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të Partisë Demokratike pas trazirave të shkaktuara në seancën plenare të 30 Shtatorit, ku u dogjën karriget jashtë oborrin e Parlamentit.
“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Sporopalit, e cila në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në reagimin e Bardhit.
Një ditë më parë Gazment Bardhi lajmëroi se demokratët do t’i rikthehen normalitetit në Kuvend, për projekt-buxhetin 2025.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




