U përpoq të vendoste ligjin ushtarak, ligjvënësit e Koresë së Jugut mocion për shkarkimin e Presidentit Yoon

Ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë nisur procedurat e shkarkimit të Presidentit Yoon Suk Yeol pak pasi penguan masën e tij për vendosjen e ligjit ushtarak.
Deputetët e opozitës kanë paraqitur një mocion për shkarkimin e Presidentit Yoon. Pasi të propozohet një projekt-ligj për shkarkimin, të paktën dy të tretat e Asamblesë Kombëtare prej 300 anëtarësh të Koresë së Jugut duhet të votojnë për shkarkimin e Yoon – që përkthehet në të paktën 200 vota. Votimi duhet të bëhet brenda 72 orëve.
Gjithçka ndodhi pas shpalljes nga Presidenti të ligjit ushtarak. Sipas Presidentiti, kjo masë ishte e nevojshme për të mbrojtur vendin nga elementët koreano-veriorë dhe forcat anti shtetërore, por kjo shpallje e tij u shoqërua me tensione e protesta. Ndërkaq, Parlamenti votoi kundër masës dhe shpalli të pavlefshëm urdhrin e ligjit ushtarak.
Ndërkaq, Kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba ka reaguar mbi ngjarjen duke shprehur shqetësimin e jashtëzakonshme dhe serioz lidhur me vendimin jetëshkurtër të Presidentit Yoon, ndërsa deklaroi se po monitoron nga afër situatën në vendin fqinj.
Po ashtu, edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara (një partner kyç strategjik dhe mbrojtës për Korenë e Jugut), vazhdojnë të presin që “mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




