Virozat stinore, kujdes i shtuar në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër

Sociale | 2 vite më parë

Shtëpia e të moshuarve në Shkodër në këtë fillimvit ka shtuar masat e kujdesit ndaj të moshuarve me qëllim mbrojtjen e tyre nga virozat stinore.

“Dimri filloi më agresiv, më i ftohtë, por ne çdo vit marrim masat parandaluese për të moshuarit, që të preken sa më pak nga virozat stinore. Kemi nisur me vaksinimin kundër gripit të gjithë të moshuarve, por edhe me vizat e herëpashershme nga mjeku i institucionit. Gjithashtu u kemi propozuar të moshuarve disa kufizime, që të mos dalin në orare të papërshtatshme prej kohës së ftohtë,” thotë Fatjon Hoxha, drejtor i shtëpisë për të moshuarit në Shkodër.

Z. Hoxha thotë se kjo periudhë mbetet delikate për shkak se të moshuarit janë grupmosha më e prekur nga virozat apo gripi stinor.

“Deri tani nuk kemi pasur situata virale. Mund të kenë qenë momentale, por jo në masë,” shton z. drejtuesi i institucionit.

Krahas reduktimit të daljeve më herët të moshuarit kanë kryer edhe vaksinën antigrip me qëllim parandalimin e infektimeve.

Në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër marrin shërbim 65 të moshuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme