Zgjarri në Kaliforni i shkrin medaljet, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Dhjetë medaljet e fituara gjatë Lojrave Olimpike në 1996, 2000 dhe 2004 janë shkrirë në njërën prej shtëpive në zonën “Pacific Palisades” të Kalifornisë. Kjo është historia e kampionit amerikan të pishinave Geri Holl Xhunior, i cili tha: “Kam qenë ndër të fundit që jam larguar nga zona ku jetoja. Me kalimin e minutave e kuptova se shtëpia do të digjej dhe se duhej që të largohesha”.

Ish-kampioni vuan nga Tipi 1 i diabetit dhe përpara se të ikte nga shtëpia pranoi se kishte marrë me vete rrezervat e insulinës, një pikturë të gjyshit dhe një artifakt fetar. Ai kishte në plan që të rikthehej brenda për të marrë edhe dhjetë sende me shumë vlerë (pesë medalje të arta, tri argjendi dhe dy bronzi) të fituara gjatë Lojrave Olimpike, por koha nuk premtonte.

“Në solidaritet me atë çfarë po shikojmë u gjendemi pranë familjeve. Për rastin e ish-kampionit olimpik premtoj se do të ketë sa më shpejt të jetë e mundur dhjetë medalje të reja, të cilat janë imitime të atyre që janë djegur”, tha krei i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme