Vdes dekani i njerëzimit, John Alfred Tinniswood

Sociale | 2 vite më parë

Njeriu më i moshuar në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare, sipas BBC.

Bëhet fjalë për John Alfred Tinniswood, i cili vdiq në shtëpinë e kujdesit ku ai jetonte, në Southport, BM, konfirmoi familja e tij.

Tifoz futbolli i Liverpool-it ai u bë njeriu më i moshuar në botë në prill të këtij viti, kur Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare.

Familja e tij tha se dita e fundit e zotit Tinniswood ishte “e rrethuar nga muzika dhe dashuria”.

Tinniswood, i lindur në të njëjtin vit që u mbyt ”Titaniku”, më 26 gusht 1912, u bë njeriu më i moshuar i Britanisë së Madhe në vitin 2020.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme