Lezhë, ”Ki guxim t’u thuash jo armëve”- Nxënës e përfaqësues institucionesh, bashkë kundër dhunës

Sociale | 2 vite më parë

Nxënës nga shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, Gjimnazi “Hydajet Lezha” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” sollën mesazhe të forta kundër armëve përmes muzikës, dramës, monologut dhe performancave artistike.

Përfaqësuesit e institucioneve vendore, thanë se është e nevojshme bashkëpunimi dhe sensibilizimi i të gjithëve ndaj fenomeneve, si mënyra me e mirë për të mbrojtur të ardhmen.

“Këtë nivel sensibilizimi, që të kuptoni thelbin e armëve dhe të mos i përdorni ato fillimisht të mësoni për vete dhe më pas ta shpërndani edhe tek miqtë”, u shpreh Elson Frroku, kryetar i bashkisë Lezhe.

“Shpresoj që ky aktivit të shërbej si një aksion kolektiv i të gjithëve ne duke filluar që nga familja, shoqëria dhe të gjitha institucionet”, u shpreh Taulant Gjoka, zv.drejtori i policisë Lezhë.

Nxënësit të cilët u bënë pjesë e përfomancave të ndryshme, dëshirojnë që bashkëmoshatarët e tyre të sensibilizohen dhe të kuptojnë që gjeja më e rëndësishme për ta është shkollimi.

Ky aktivitet ndërgjegjësues pati vëmendje të madhe, pasi erdhi pak ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në shkollën “Fan Noli” në Tiranë ku nga përdorimi i armës humbi jetën një nxënës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme