NBA, Jokiç mund i vetëm Pelicans

Takimet në program të NBA kanë dhuruar ndeshje interesante dhe rezultate befasuese.
Denver Nuggets ka marrë fitore në transfertë pas kohës shtesë me rezultatin 132:129 përballë Neë Orleans Pelicans.
Nikola Jokiç ishte lojtari më i mirë në parket me ‘triple-double’ pasi shënoi 27 pikë, fitoi 13 topa në tabelë dhe dhuroi 10 asist.
Xhamal Mërri gjithashtu bëri një paraqitje fantastike me 27 pikë, ndërsa Rasëll Uetsbruk shtoi 21 të tjera.
Mbrëmë janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera në NBA, ku fituan udhëtueset. Houston Rockets mundi Toronto Raptors me shifrat 114:110, ndërsa Indiana mundi Sacramenton 122:95.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




