Prezantohet “Giro d’Italia 2025”

Xhiro e Italisë për vitin 2025 tashmë ka marrë formë zyrë. “Grande partenza” që nis nga Shqipëria më 9 maj për të përfunduar në Itali më 1 qershor është një eveniment i madh për të gjithë vendin tonë. Nga Durrësi në Tiranë. Më pas një garë kronometri 13.7 në kryeqytet dhe në fund më 11 maj Vlorë – Vlorë duke kaluar të gjithë bregdetin për të vijuar më pas në Itali. Zbulimi i të gjitha etapave është bërë të hënën pasdite në Romë, ndërsa i pranishëm ishte dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
“Është një privilegj të jesh këtu për këtë eksperiencë dhe këtë aktivitet të madh që bashkon Shqipërinë dhe Italinë edhe një herë tjetër. Është një vlerë për të gjithë ne që ky aktivitet do të ndiqet nga 200 kanale televizive e që do të shihet nga gati 10 milion njerëz si një promovim për vendin tonë dhe për turizmin e Shqipërisë. Ne jemi bashkë e bashkë do të vazhdojmë gjithmonë”.
Për Ministrin e Jashtë të Italisë, Antonio Tajani, kjo Xhiro e Italisë që nis nga Shqipëria i jep më shumë vlerë Ballkanit perëndimor. Ndaj dhe forcon bashkëpunimin mes vendeve.
“Xhiro e Italisë është ambasadori i diplomacisë së sportit dhe është shumë e rëndësishme promovimin i bukurive të panjohura të Italisë. Fakti që Xhiro e Italisë nis dhe një herë tjetër nga një vend mik është veçanërisht shumë e rëndësishme sepse jep një sinjal të fortë të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor që do të duam të jetë sa më shpejtë pjesë e Bashkimit Europian”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




