Dejvis merr 20 mln € për rinovimin, mësohet data e kthimit pas

Alfonso Dejvis pritet që të zyrtarizojë kontratën e re me Bajernin e Mynihut. Sipas medieve gjermane mbrojtësi kanadez më akordin e ri do të qëndrojë në Mynih deri në 2030-ën ndërsa për ta bindur duket se Bajerni ka pranuar që ti ofrojë një bonus firme prej 20 milionë erusoh.
Negociatat e zgjatura mes klubit dhe menaxherit të mëngjërashit kanë ardhur drejt fundit dhe në fillimin e javës që vjen pritet edhe zyrtarizimi pra firma në kontratën e re.
Sa i përket dëmtimit që pësoi në Roterdam mësohet se është më i rëndë se çfarë u mendua në fillim. Pas ekzaminimeve të sotme stafi i mjekëve të Bajernit nuk parashikojnë rikthimin e lojtarit në fushë përpara 6-8 javëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




