Kategoria e Parë: Flamurtari merr fitoren e parë sezonale, Bylisi ngjitet i vetëm në krye

Kategoria e Parë | 1 orë më parë

Janë luajtur ditën e sotme 2 ndeshje të vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë së Parë. Flamurtari merr fitoren e parë sezonale në kampionat, pasi ka mposhtur Sopotin 2-0 në stadiumin “Oriku”.

Berisha ka zhbllokuar sfidën në pjesën e parë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Kotobelli ka shënuar golin që ka vulosur këtë fitore të vlonjatëve në pjesën e dytë.

Pas këtij suksesi, Flamurtari ngjitet në kuotën e 6 pikëve në klasifikim, duke parakaluar në renditje Sopotin, që mbetet 5 pikë.

Një gol i shënuar nga Arlind Leshi në minutat e fundit të takimit, ka vendosur fatin e sfidës Bylis-Kukësi, e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Vendasit kanë qenë më kërkues, por kanë arritur të shënojnë golin e fitores vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Bylisi fiton 1-0 përballë Kukësit dhe ngjitet në krye të renditjes së Kategorisë së Parë në kuotën e 9 pikëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme