Play-off i Botërorit 2027 për vajza, Shqipëria mbyll rrugëtimin

Kombëtarja | 41 minuta më parë

Kombëtarja e vajzave nuk ia doli të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë të fazës play-off të Botërorit 2027, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Uellsit, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Park Y Scarlets” në Sëansea. Vajzat kuqezi e mbyllin kështu rrugëtimin në këtë fazë, pas dy përballjeve me përfaqësuesen uellsiane.

Trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Ezmiralda Franja, Alma Hilaj, Xhesika Ndoj, Mikaela Metalla, Ilarja Zarka, Vanesa Levenaj, Fortesa Berisha, Megi Doçi (c) dhe Qëndresa Krasniqi.

Shqipëria zhvilloi një pjesë të parë pozitive, por Uellsi arriti të kalonte në avantazh në minutën e 34-t, duke bërë që 45 minutat e para të mbylleshin me rezultatin 1-0.

Vajzat kuqezi e nisën mirë edhe pjesën e dytë, por vendaset shënuan golin e dytë në minutën e 50-të dhe atë të tretë në minutën e 62-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0 dhe duke i dhënë fund rrugëtimit të Shqipërisë në këtë fazë të play-off-it.

Kjo ishte hera e parë që Shqipëria siguronte kualifikimin në një fazë play-off-i të Kampionatit Botëror për vajza.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme