Mikel Arteta pranon dështimin në merkato, Madueke dhe Gyokeres drejt shitjes

Mikel Arteta ka shprehur besimin se Noni Madueke do të shfaqë cilësitë e tij të vërteta dhe do të japë kontributin e duhur për Arsenalin pikërisht atëherë kur skuadra ka më shumë nevojë për të. Madueke, i cili i ka kushtuar 52 milionë £, thuajse asnjëherë nuk ka treguar se është në nivelin e kërkuar në “Emirates”.
I njëjti diskutim është bërë edhe për Viktor Gyokeres, i cili ende nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezon me fanellën e Arsenal. Sulmuesi suedez, i cili i ka kushtuar arkave të klubit 55 milionë £, është kthyer në një opsion të dytë për trajnerin spanjol.
Në ndeshjet e radhës të dy lojtarët do të jenë të vëzhguarit special. Sipas medieve angleze të dy lojtarët nëse nuk do të japin atë çfarë pritej prej tyre kur u blenë do të nxirren në shitje që në merkaton e janarit. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




