Abissnet Superiore në RTSH/ Tirana dominon Partizanin falë Xhixhës dhe Kis

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Tirana ka fituar derbin me Partizanin në Air Alabania me shifrat 3-1. Bardheblutë e Klafuriç kanë dominuar një ndeshje të transmetuar ekskluzivisht në RTSH 1 HD falë golave të Xhixhës (7’) dhe Kis (78’,85’). Autori i golit të vetëm për Partizanin ishte Himallari në të 36’.

Pas gjashtë ndeshjesh Tirana ngjitet në vendin e katërt me tetë pikë ndërsa Partizani gjendet në vendin e 9 me 4 pikë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme