Protesta para Kryeministrisë në ditën e 134-të

Protestues u mblodhën sërish sonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e 134-të të protestës kundër investimit të parashikuar në zonën e Zvërnecit.
Pjesëmarrësit në tubim përsëritën kërkesat e tyre për anulimin e projektit, rishikimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Sipas organizatorëve, protestat në bulevard do të vijojnë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




