Alergjitë tek moshat e treta – Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Sociale | 2 vite më parë

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët e fushës tregojnë se kjo lidhet me një sërë faktorësh që nga kushtet klimaterike e deri tek ndryshimi i mënyrës së jetesës.

“Ajo që është karakteristike është që vitet e fundit janë shtuar edhe moshat e  treta të cilat po shfaqin alergji për herë të parë. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve klimaterike, për shkak të ndotjes së ajrit, për shkak të metodave të ngrohjes apo të freskimit dhe dashje pa dashje jemi më të prirur të ekspozohemi ndaj këtyre alergjenëve”, u shpreh mjekja alergologe, Holta Duda.

Mjeket apelojnë drejt moshës së tretë që të aplikojnë vaksinën anti grip si e vetmja formë imunizuese. Llojet e Alergjive janë të shumta, disa prej tyre janë sezonale, ndërsa të tjera zgjasin gjatë gjithë vitit, por mund të jenë dhe me periudha afatgjate. Tashmë përjashtim nga kjo diagnozë duket se nuk po bëjnë as moshat e treta.

Gazetar: M Gjoni  

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme