Banorët kujtojnë festën e Çlirimit të Kukësit

Sociale | 2 vite më parë

Sheshi “Skënderbej” dhe rrugët e qytetit janë veshur me flamuj kuq e zi me rastin e festave të Nëntorit. 18 nëntori shënon Çlirimin e Kukësit. 1 ditë para kësaj date banorët na kujtojnë se si festohej në atë kohë.

“Çlirimi i Kukësit ka qenë festë madhështore. E festonim të gjithë. Tani sikur ka humbur pak, por sërish ndjehet dhe festohet”, shprehet banori.

Ndërkohë nga Bashkia e Kukësit nesër do të organizohet një aktivitet në përkujtim të kësaj date. Në orën 10 zhvillohen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe më pas në orën 11 aktiviteti nis në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme