Egnatia-Midtjylland në RTSH/ Tullberg: Respektojmë rivalin, por ne jemi tjetër nivel!

Conference League | 49 minuta më parë

Ditën e djeshme trajneri i Midtjylland në konferencën e zakonshme për shtyp ka thënë se respekton Egnatian si fituese për tre sezone me radhë të kampionatit shqiptar, por u kujton atyre se ekipi i tij përfundoi në vendin e tretë fazën e ligës një vit më parë.

“Së pari dua t’i bëj komplimentet e mia ekipit të Egnatias, e cila debuton në fazën e ligës për herë të parë në historinë e saj. Ata kanë respektin tonë se ka arritur deri këtu me meritë, por njëkohësisht jam këtu për të thënë se Midtjylland është një ekip ambicioz”, tha Mike Tullberg.

FC Midtjylland prej vitesh luan në nivele të larta në arenën Europiane ndërsa sezonin e kaluar ata i shtuan një tjetër kapitull të lavdishëm historisë së tyre në këtë nivel. “Vitin e kaluar u treguam të gjithëve se çfarë jemi të aftë që të bëjmë. Kemi mbyllur fazën e ligës në vendin e tretë dhe kemi mposhtur disa emra të mëdhenj të futbollit europian”, tha trajneri 40-vjeçar. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme