Egnatia- Midtjylland, Tullberg: I pakënaqur me rezultatin, duhet të fitonim

Trajneri i Midtjyllandit, Mike Tullberg, ka folur për RTSH pas barazimit 1-1 përballë Egnatias në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Conference League. Tekniku i danezëve është i pakënaqur me rezultatin dhe deklaron se skuadra e tij duhet të kishte fituar këtë ndeshje.
“Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat, prisja që të fitonim ndeshjen. Kemi shumë cilësi në ekip dhe besoj se meritonim më shumë. Barazuam shumë shpejt dhe mund të fitonim në pjesën e dytë, por nuk arritëm që të finalizonim rastet. Gjithsesi kemi edhe 5 ndeshje të tjera për të luajtura në fazën e ligës.
Me gjithë respektin për kundërshtarin, me cilësinë që kemi duhet të kishim fituar këtë ndeshje. Do të përpiqemi që të bëjmë më mirë në ndeshjet e mbetura”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Midtjyllandit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



