Enxhi Sulejmani rrëfen dëshirën për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura

Për çdo njeri ka një lloj pune në të cilën ai do të bëhej i dobishëm për shoqërinë, duke gjetur aty njëkohësisht lumturinë e vet.
24 vjeçarja, Enxhi Sulejmani, ndonëse kreu studimet për cikël të ulët, në zemrën e saj “flinte” një dëshirë e madhe që një ditë të bëhej pjesë e Forcave të Armatosura dhe të mbante veshur uniformen ushtarake.
Ajo tregon arsyet që e bëjnë ta dojë këtë profesion akoma pa qenë pjesë e tij.
“Dëshira është që të marr pjesë në Forcat e Armatosura. Është një mundësi e mirë, në radhë të parë për vetën dhe u shkon në ndihmë dhe njerëzve të tjerë me këtë profesion. Pse të largohesh kur mundësitë të krijohen edhe në vendin tënd. Veten e shikoj lart pasi duke marrë specializime të ndryshme do të kem dhe rritje në karrierë”, tha Sulejmani.
“Gjysma e punës është përfunduar kur fillohet me dëshirë” ishin këto fjalët e poetit kombëtar, Naim Frashëri, në të cilat Enxhi Sulejmani beson fort se do t’ia dali të përfaqësoj më së miri veten e saj nën uniformen e Forcave të Armatosura.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




