Familja e madhe – Në shoqërinë shqiptare vijon jetesa me tre breza së bashku

Sociale | 2 vite më parë

Pavarësisht ndryshimeve, koncepti i familjes së madhe në shoqërinë shqiptare vijon të ruhet ende. Duke iu referuar të dhënave të censit gjatë vitit të kaluar, rezultoi se mbi 80 përqind e popullsisë, jetojnë në familje të përbërë nga 3 breza.

Sipas sociologes Maria Dojçe, janë disa faktorë që sjellin këtë bashkëjetesë.

“Shkaku kryesor patjetër që është ekonomia, çiftet e reja nuk kanë ende një stabilitet ekonomik që mund të pavarësohen nga origjina e familjes. Gjejnë një rrugë të mesme duke ndarë hapësirat sëbashku dhe duke krijuar komoditete të sforcuara për të vazhduar jetën”, tha Dojçe.

Dojçe e vlerëson pozitivisht faktin e jetesës mes 3 brezave për rritjen e fëmijëve me dashurinë e gjyshërve, ndërsa në jetën e çiftit të ri thotë se sjell ndikim negative.

“Për edukimin e fëmijëve është e shëndetshme pasi për fëmijët është e nevojshme dashuria e gjyshërve, ose siç unë e quaj një dashuri ombrellë  e cila i mbron dhe ka një strehë të ngrohtë. Ndërsa për çiftin e ri e shikoj pak problematike, konfliktuale pasi janë në pozicione që duhet të jenë vetë vendimmarrës“, tha sociologia.

Jetesa në familje të mëdha, vjen edhe si një traditë e trashëguar në shoqërinë tonë, prej të cilës është e vështirë shkëputja. 

Gazetare: G. Sali    

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme