FSHF, memorandum bashkëpunimi me UNICEF

FSHF dhe UNICEF do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi këtë të enjte në praninë e Presidentit të Federatës së Futbollit, Armand Duka dhe përfaqësuesit të UNICEF në Shqipëri, z. Murat Sahin.
Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga FSHF, për partneritet me disa organizata në Shqipëri, ky memorandum vjen si një ftesë për bashkëpunim me UNICEF, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve përmes futbollit.
Në aktivitetin që do të zhvillohet të enjten në “Shtëpinë e Futbollit”, dy organizatat do të zotohen për arritjen e objektivave të përbashkëta dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




