Hill: Ideja e Vuçiqit për një takim Trump–Putin në Serbi do të shqyrtohet në SHBA

Serbi | 2 vite më parë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha sot se Uashingtoni me siguri do të marrë në konsideratë idenë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, mund të takohen në Serbi.

“Pashë që presidenti shprehu mendimin e tij. Natyrisht, ideja do të studiohet në Uashington,” u tha Hill gazetarëve në një pritje të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi.

Hill shtoi se ai ende nuk ka dëgjuar asgjë nga Uashingtoni në lidhje me propozimin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme