I verbri që bën jetë digjitale – Aleksandër Lala ndihmon edhe persona të tjerë me aftësi të kufizuara

Teknologji | 3 vite më parë

Aleksandër Lala është modeli i njerëzve që nuk i nënshtrohen fatit. I lindur në qytetin e Sarandës me probleme serioze në shikim, ai mund të dorëzohej dhe të pajtohej me statusin e njeriut me aftësi të kufizuara, por me Sandrin nuk mund të ndodhte kështu.

”Shkopi” ku ai e ka ndarë mendjen të mbështetet fort, është teknologjia digjitale.

Me ato mundësi minimale që kanë sytë e tij, ai tregon se është bërë një përdorues i kompjuterit, i aplikacioneve  të ndryshme në telefon dhe i pajisjeve të tjera dixhitale.

Aleksandri u shpreh se nuk i mungojnë aftësitë për të qenë i integruar e i përditësuar. “Jemi një grup të Komunitetit të të Verbërve, njerëzit janë të hapur për bashkëpunim”, u shpreh ai.

Aftësimin e tij në komunikimin dixhital, ai e ka kthyer në mundësi për të bërë miq të shumtë e bashkëpunues, në Shqipëri dhe Kosovë.

Objektet që e rrethojnë i vizualizon me mangësi e me vështirësi, por ai nuk ka asnjë vështirësi për të qenë model në komunikim, i përkushtuar në familje dhe i përfshirë në nisma e lëvizje sociale që përmirësojnë jetën.

Gazetare Ledja Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme