Inovacioni në sipërmarrje, bashkëpunim mes Shqipërisë-Italisë-Malit të Zi

Një bashkëpunimin mes sipërmarrjes shqiptare, italiane dhe asaj të Malit te Zi ka nisur sa i përket zhvillimit të produkteve më të qëndrueshme dhe më të përshtatshme duke futur teknologji inovative të Prodhimit Shtues, madje edhe në sektorët tradicionalë.
Presidenti i Shoqatës së Proeksport Albania, Edvin Premçe theksoi se duhet te punojmë më shumë për rritjen e produktivitetit bazuar në teknologji.
“Do të jetë një nisje e një rrugëtimi te gjatë, që biznesi shqiptar do të shkoj drejtë modernizimit, drejt prodhimit 3D dhe të themi pse jo dhe automatizimit të tyre e cila çon në rritjen e produktivitetit të cilësisë dhe në një farë mënyre të ul edhe kostot”, u shpreh Edvin Premçe, Presidenti i Shoqatës së Proeksport Albania.
Ky program është krijuar për të përshpejtuar inovacionin, për të rritur konkurrencën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




