Kodi i Procedurës Penale, Rama: Kufizohen përgjimet dhe forcohet mbrojtja e privatësisë. Seancat mund të transmetohen drejtpërdrejtë

Politikë | 32 minuta më parë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa prej ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke u ndalur te përgjimet, të dhënat gjenetike dhe mënyra e regjistrimit të procedimeve penale. Rama tha se, sipas ndryshimeve të propozuara, në përgjime duhet të transkriptohen vetëm komunikimet që lidhen me veprën penale, përfshirë edhe ato që janë në favor të personit nën hetim.

“Përgjimet: të transkriptohen vetëm komunikiket që lidhen me komunikimin, përfshi ato që janë në favor të personit. Jeta privat e njerëzve pa lidhje me veprën penale nuk mund të tkehhet në ,material të përdorshëm si instrument presioni apo si produkt konsumi mediatik”, u shpreh Rama.

Rama tha se drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale parashikon edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore.

“Me kërkesën e të pandehurit dhe viktimës, seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te marrja e mostrave biologjike dhe ruajtja e profileve gjenetike. Sipas tij, këto çështje do të rregullohen në mënyrë të plotë, duke kërkuar pëlqim të informuar ose vendim gjykate, praninë e mbrojtësit dhe asgjësimin e të dhënave pas pafajësisë së formës së prerë.

“Edhe marrja e monstrave biologjike dhe ruajta e profileve gjenetike rregullohen për herë të parë në mënyrë të plotë me pëlqeim të informuar apo vendim gjykate, me praninë e mbrojtësit dhe asgjesim të detyrueshëm pas pafajqësiseë sëë formës së prerë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se një tjetër ndryshim synon t’i japë hetimit një fillim të verifikueshëm, një objekt të qartë dhe një fund të përcaktuar.

“Ndryshimi i pestë i jep hetimit një fillim të verifikueshëm, një objekt të qartë dhe një fund, procedimi duhet të regjistrohet në ditën kur prokurori merr dijeni për veprën, jo kur e çmon ai të përshtatshëm”, deklaroi kryeministri. Sipas Ramës, personi duhet të informohet se ndaj tij është regjistruar një procedim dhe të ketë mundësinë t’i kërkojë gjykatës verifikimin e datës së regjistrimit. “Dhe nëse gjatë hetimit del një vepër tjetër, ajo duhet të regjistrohet si e tillë”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme