Kroacia përkujton 33-vjetorin e masakrës së Vukovarit

18 nëntori i këtij viti shënon 33-vjetorin e masakrës nga forcat jugosllave në qytetin lindor të Vukovarit në Kroaci.
Beteja e ashpër përfundoi më 18 nëntor 1991, pas një rrethimi gati tremujor që rezultoi me pushtimin e qytetit deri më 15 janar 1998, kur Vukovari iu kthye Kroacisë. Në gusht qeveria dhe Ushtria Popullore Jugosllave e komanduar nga Sllobodan Millosheviq dolën në mbështetje të revoltës nacionaliste të serbo-kroatëve në rajon, pas një konflikti që ishte përshkallëzuar që në maj 1991.
Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e ushtarëve dhe civilëve kroatë të vrarë, as për viktima nga pala jugosllave, por françeskanët e Vukovarit vendosën emrat dhe mbiemrat e 2.717 banorëve të qytetit në pllaka përkujtimore në oborrin e kishës së Shën Filipit dhe Jakovit.
Sipas të dhënave të paraqitura gjatë gjyqit në Hagë, 22.165 qytetarë, kryesisht me kombësi kroate, u dëbuan nga qyteti. Përafërsisht 7.000 njerëz u dërguan në kampe, ndërsa më shumë se 380 njerëz janë listuar si të zhdukur.
Në vitin 1999, Parlamenti kroat e shpalli 18 Nëntorin Ditë të Përkujtimit të Viktimave të Vukovarit, me qëllim nderimin e të gjithë pjesëmarrësve në mbrojtjen e Vukovarit. /AJ
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





