Mbrojtja e grave dhe fëmijëve nga dhuna, ambasadori i BE: Financimi i qëndrueshëm për strehëzat, përgjegjësi thelbësore e shtetit

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato në konferencën kombëtare për mbrojtjen e shtresave të margjinalizuara deklaroi se përgjigjet e Shqipërisë në këtë drejtim janë thelbësore për ndërtimin e një përgjigje të fortë kombëtare ndaj dhunës me bazë gjinore.
Gonzato theksoi se objektiv, është aksesi në siguri, në dinjitet dhe mbështetje afatgjatë ndaj grave dhe fëmijëve në vendin tonë.
Ai dha dhe një mesazh të rëndësishëm se financimi i qëndrueshëm për strehëzat, duhet të kuptohet si një përgjegjësi thelbësore e shtetit.
“Krijimi i një platforme të dedikuar për forcimin e shërbimeve për të mbijetuara e dhunës, sjell institucione shtetërore, shoqërinë civile, partnerët ndërkombëtarë drejt një synimi të përbashkët që çdo grua dhe fëmijë në Shqipëri të ketë akses në siguri në dinjitet dhe mbështetje afatgjatë. Strehëzat janë shumë më shumë se hapësira emergjente, janë shërbime publike thelbësore që mbrojnë jetë dhe mbështesin rimëkëmbjen.
Si përfaqësues i donatorit më të madh këtu në Shqipëri, më duhet të them që financimi i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm për strehëzat duhet të kuptohet si një përgjegjësi thelbësore e shtetit, jo si diçka që duhet të jetë e varur nga projektet e përkohshme apo të ofruara nga donatorët për financime. Përgjigjet e Shqipërisë në këtë drejtim janë thelbësore për ndërtimin e një përgjigje të fortë kombëtare ndaj dhunës me bazë gjinore”, deklaroi Gonzato.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




