Milani nuk bind me Amorim, barazimi i fundit nervozon edhe pronarin Cardinale

Skuadra kuqezi ka disa probleme që trajneri portugez nuk po arrin t’i zgjidhë: që nga mbrojtja e pavëmendshme e deri tek izolimi i Ramos në sulm.
Milani dhe Amorim janë bashkë prej disa muajsh dhe kjo bashkëjetesë nuk po rezulton ashtu siç pritej. Tani duket se ka ardhur momenti, ku po shfaqen qartë të gjitha defektet e skuadrës dhe të trajnerit. Barazimi 1-1 në fushën e Sassuolo-s ka lënë pas një zhgënjim shumë të madh.
Milani nuk e ka humbur ende kampionatin, por nuk po bind dhe sigurisht që nuk është kthyer në shtëpi me fytyrën të gëzuar. Edhe pronari Gerry Cardinale është dukur mjaft i zhgënjyer. Ai u pa të dilte me nxitim nga stadiumi “Mapei”, me fytyrën të ngrysur për atë që pa në fushë.
Një optimist do të thoshte se Milani nuk e ka gjetur ende rrugën e tij, por po fiton dhe po barazon. Kurse një pesimist do të evidentonte si ndeshjen më bindëse të parën ndaj Torinos, ose miqësoren e verës ndaj United.
Një realist do të tregonte se skuadra kuqezi ka disa probleme të qarta që duhet të zgjidhë. E para është mbrojtja, që merr gola shumë të lehtë. Duket se prapavija e heq spinën, pasi Milani kalon në avantazh. Po ashtu, skuadrës i mungojnë liderët dhe eksperienca, përveç Modriç dhe Rabiot.
Problemet e tjera lidhen me sulmin. Milani është një skuadër që e kontrollon topin më shumë në përqindje, por gjuan pak drejt portës kundërshtare. Dhe pa gjuajtur nuk mund të shënosh. Gonçalo Ramos mbetet i izoluar në repartin e avancuar dhe nuk po shënon. Trajneri Amorim duhet të gjejë një zgjidhje për të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




