Moment i keq për Vinicius: nis ndeshjen nga stoli dhe më pas vjen kartoni i kuq

Futboll Bota | 35 minuta më parë

E gjithë bota flet për të prej javësh; madje ka edhe nga ata që pretendojnë se ai nuk është ” Vinicius i vërtetë”, raportimet nga Spanja sugjerojnë se e dashura e ka lënë, dhe as në fushën e lojës gjërat nuk po shkojnë mirë.

Është vërtet një periudhë e vështirë për Vinicius Junior: pas paraqitjeve zhgënjyese me Brazilin gjatë ndeshjeve të ekipeve kombëtare, ai e nisi ndeshjen kundër Villarrealit nga stoli.

Mourinho e futi në fushë në minutën e 52-të, moment që u pasua nga një gol i anuluar nga VAR-i dhe më pas, në minutën e 73-të, nga një karton i kuq që e la sulmuesin brazilian tejet të tërbuar.

Ndërsa kthehej për të ndihmuar në mbrojtje, me Mourinhon që e nxiste nga stoli, Vini – me shumë gjasa pa dashje – e tërhoqi Saliban për flokësh; VAR-i e njoftoi gjyqtarin, i cili i tregoi kartonin e kuq direkt, duke e çuar Vinin në një gjendje tërbimi ndërsa protestonte ashpër kundër vendimit të zyrtarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme