Miqësorja me Ukrainën/ Shpresat nisin grumbullimin në Tiranë, një ndryshim në listë

Kombëtarja | 49 minuta më parë

Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin në Tiranë në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës, që do të luhet më 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë, në orën 15:30.

Pasditen e djeshme ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se, për shkak të dëmtimit, Elton Fikaj nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares U-21 për këtë ndeshje. Për këtë arsye, ekipit U-21 do t’i bashkohet Endrit Asani, i cili ishte pjesë e Kombëtares U-19.

Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka vendosur të thërrasë futbollistin e ekipit të Bylisit, Petro Marku. Me Kombëtaren U-21 është bashkuar edhe portieri Simon Simoni. Kombëtarja U-21 do të vijojë të përgatitet në Tiranë, ndërsa më 3 tetor do të udhëtojë drejt Hungarisë për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës U-21.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme