Muze arsimi në kalanë e Elbasanit – financohet nga bashkia për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Bashkia Elbasanit ka nisur të ndërtojë muzeun e arsimit të qytetit. Godina do të jetë në brendësi të Kalasë duke i shtuar një vlerë akoma dhe më të madhe trashëgimisë kulturore. Punimet kanë nisur 1 muaj më parë dhe pritet që muzeu do te jetë i gatshëm për të pritur vizitorë gjatë muajve të para të vitit 2025.
Drejtori Trashëgimisë dhe kulturës së Bashkinë e Elbasanit Kliton Kapaj shprehet muzeu i arsimit do të pasqyrojë edhe një herë vlerat e pasura të qytetit të cilat gërshetohen me turizmin.
“Aktualisht kjo godinë që po flasim, po punohet dhe po bëhet një restaurim i plotë dhe një koncept i ri për të përshtatur muzeun e arsimit në qytetin e Elbasanit”, u shpreh Kliton Kapaj, Drejtori i Trashëgimisë dhe Kulturës, Elbasan.
Investimi i godinës së Muzeut të Arsimit në Kalanë e Elbasanit do të financohet nga buxheti i bashkisë mbi 8 milion lekë, punimet do të zgjasin rreth 3 muaj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




