Nurellari: Protesta në Beograd, mund të kthehet në lëvizje politike

Politologu, Adri Nurellari i ftuar në emisionin ”3D” nga Alban Dudushi në RTSH1 ka shprehur mendimin se protesta në Beograd është aq serioze sa mund të kthehet në lëvizje politike.
“Duket si një protestë spontane dhe gjithëpërfshirëse në kuptimin e elitës së Beogradit që ka marrë përmasa të pakrahasueshme nga më parë dhe këtë e tregon dhe lëvizja apo veprimet e presidentit serb Vuçiç i cili ka pasur një agjendë të ngarkuar. Duket se kësaj radhe është më serioze aq më tepër që nuk është drejtuar nga parti politike të cilat janë deligjitimuar në sy të opinionin publik. Edhe në raste të tjera, protesta e madhe solli në krijimin e një partie opozitare të re. Kështu që nuk është hapi të kemi një rast të tillë kur kjo protestë të kthehet në një lëvizje të mirëfilltë politike”, tha Nurellari.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në sheshin qendror në Beograd kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij. Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e strehës së stacionit hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, ku më 1 nëntor humbën jetën 15 persona.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





