Protestat në Beograd, Vuçiç : Nuk do t’i dorëzohem presionit!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh të shtunën se nuk do të zmbrapsej përballë protestave që vijojnë në vend pas shembjes muajin e shkuar të strehës së stacionit të trenit në Novi Sad, si pasojë e së cilës humbën jetën 15 persona.
Zemërimi për humbjet e jetëve, është përhapur në të gjithë vendin ku mësuesit, dhe studentët e shkollave të mesme dhe atyre të lartë iu bashkuan të premten protestuesve që akuzojnë qeverinë për korrupsion. “Që të jem tërësisht i sinqertë, nuk shqetësohem aspak. Të bëjnë s’të duan. Kam mësuar se në politikë nuk duhet t’i dorëzohesh presionit. Dhe Kurrë nuk do të dorëzohem!” U shpreh Vuçiç gjatë një konference për shtyp ku njoftoi dhënien e subvencioneve për blerjen e banesave për të rinjtë, një lëvizje kjo që shumë e cilësuan si përpjekje për të zbutur zemërimin.
Një ditë më parë, qeveria serbe bëri të ditur mbylljen një javë më herë të shkollave për pushimet e dimrit. Por katër sindikata të arsimtarëve iu bënë thirrje këtyre të fundit të dilnin në rrugë dhe të mbështesnin protestat. Pjesëmarrësit në demonstrate kërkojnë dorëheqjen e kryeminstrit serb dhe kryebashkiakut të Novi Sad si dhe që të nxirren para drejtësisë ata që janë drejtpërdrejt përgjegjës për tragjendinë. Një protestë e madhe e studentëve dhe fermerëve ndërkohë pritet të mbahet pasditen e së dielës në kryeqytetin Beograd të vendit.
Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





