Qyteti i Pavarësisë, prenotime për festat e nëntorit në Vlorë

112-vjetori i Pavarësisë e gjen Vlorën në qendër të festimeve. Ndërsa autoritetet vendore po kujdesen për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike, në këtë prag festash është vënë re rritje e prenotimeve dhe rezervimeve në hotelet e qytetit.
Strukturat akomoduese përmes paketave turistike në netët e qëndrimit dhe organizimeve po rrisin ofertat.
Për vetë banorët, rëndësia e festimeve të Pavarësisë mbetet e shenjtë, por ky vit rezulton në gjykimin e tyre është vjen më i zbehtë.
Koncerti i fëmijëve me valle këngë e recitime ishte ai që një natë më parë mblodhi para muzeut kombëtar të Pavarësisë qytetarë të cilët shijuan interpretimin e fëmijëve me nota patriotike.
Kryetar i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u shpreh se “bukuria e Vlorës, nuk është vetëm në ngritjen e flamurit. Bukuria më e madhe janë performancat e bukura në nder të kësaj feste”.
Aktivitet kulturore me angazhimin e Drejtorisë së kulturës, qendrës artistike të fëmijëve, shkollave e teatrit të qytetit po vazhdojnë përgjatë këtyre ditëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




