Roland Bejko, emërohet drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër

Roland Bejko, emërohet drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër. Lajmi është bërë i ditur nga Seketari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Zoti Bardhi ka njoftuar kryetarët e degëve në këtë qark se Bejko do të jetë drejtuesi i ri politik, i caktuar nga Lulzim Basha.
“Të nderuar Kryetarë,
Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku. Duke ju uruar punë të mbarë, Sekretari i Përgjithshëm”, shkruhet në mesazhin informues të Bardhit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




