Rritja e agresiviteti tek të rinjtë – Shkolla dhe familja, shtyllat kryesore për parandalimin e këtij fenomeni

Sociale | 2 vite më parë

Agresiviteti i rritur tek të rinjtë është bërë një shqetësim në rritje për shoqërinë shqiptare, duke prekur jo vetëm marrëdhëniet ndër personale, por edhe shkollën dhe jetën familjare. Sipas sociologes Maria Dojçe, ky fenomen lidhet ngushtë me faktorët që ndodhin brenda dy shtyllave kryesore, shkolla dhe familja.

“Një ndër aspektet kryesore do të thoja është mungesa e vëmendjes që prindërit momentalisht kanë drejt fëmijëve, është mos kontrolli dhe rënia pre e rrjeteve sociale ku ka shumë gjuhë të urrejtjes dhe transmetohen shumë modele devijonte duke përcjellë konotacione negative. Institucionet gjithashtu kanë një rol kyç dhe ka neglizhencë që sa vjen dhe rritet edhe nga stafi pedagogjik”, u shpreh sociologia, Maria Dojçe.

Po ashtu, Dojçe thekson rolin kritik të familjes, e cila mbetet institucioni i parë ku një fëmijë mëson për vlerat dhe sjelljet sociale.

Sociologia Dojçe sugjeron se për të ulur agresivitetin tek të rinjtë, është e nevojshme një bashkëpunim i ngushtë mes shkollës, familjes dhe shoqërisë. Vetëm përmes një mbështetjeje të qëndrueshme dhe të gjithanshme, mund të krijohet një mjedis ku të rinjtë të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme dhe pa agresivitet.

Gazetare: E. Fili

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme