San Marino-Shqipëri/ Formacioni zyrtar i kuqezinjve, Maran bën disa ndryshime

Kombëtarja | 54 minuta më parë

Është publikuar formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen e sotme në transfertë kundër San Marinos, e vlefshme për Grupin 1 në Ligën C në Nations League.

Tekniku Maran ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka disa ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen kundër Bjellorusisë, që u fitua 2-0 nga kuqezinjtë.

Në portë luan Sherri, Sina do të debutojë në mbrojtje, ndërsa edhe Mitaj rikthehet në formacion. Gjimshiti dhe Ismajli do të plotësojnë katërshen e mbrojtjes.

Asllani dhe Shehu në qendër të mesfushës. Mehmeti e nis këtë ndeshje si titullar, ndërsa në sulm do të luajë treshja Muçi-Uzuni-Manaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme