Bjellorusia ndal Finlandën, Shqipëria mund të shkëputet e vetme në krye të grupit

Kombëtarja | 36 minuta më parë

Lajme të mira për kombëtaren shqiptare nga Helsinki, aty ku ka përfunduar në barazim pa gola 0-0 sfida Finlandë-Bjellorusi, e vlefshme për Grupin 1 në Ligën C në Nations League.

Bjellorusia ka arritur të ndalë në shtëpi Finlandën dhe nëse Shqipëria fiton mbrëmjen e sotme në transfertë kundër San Marinos, atëherë kuqezinjtë do të ngjiteshin të vetëm në krye të grupit në kuotën e 6 pikëve.

Bjellorusët marrin pikën e parë në grup, ndërsa finlandezët ngjiten në kuotën e 4 pikëve. Pas këtij barazimi, skuadra kuqezi (sigurisht nëse fiton sot) shkon më e qetë dhe besimplotë në transfertën e së shtunës kundër Finlandës, një përballje direkte për vendin e parë në grup.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme