Sarajevë, autoritetet u kërkojnë qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë për shkak të smogut

Shërbimi shëndetësor publik i Bosnje-Hercegovinës u tha banorëve të kryeqytetit Sarajevë të qëndronin në shtëpi, pasi smogu ka përfshirë qytetin.
”Nëse njerëzit duhet të dalin jashtë, ata duhet të mbajnë maska me filtra për të shmangur dëmtimin e shëndetit të tyre”, theksuan autoritetet.
Një mjegull e dendur në ngjyrë kafe është përhapur në qytet që nga mbrëmja e së mërkurës.
Të enjten pothuajse asgjë nuk mund të shihej nga maja e malit Trebevic në pellgun e luginës.
Ishte e dukshme vetëm maja e Kullës Avaz, 172 metra të lartë, e cila strehon grupin mediatik me të njëjtin emër në vend.
Smogu është një problem i përsëritur për qytetin në dimër, kur mjegulla përzihet me ajrin e ndotur nga sistemet e ngrohjes dhe makinat.
Qytetet e tjera të Ballkanit, përfshirë kryeqytetin serb, Beograd, ose kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, gjithashtu kanë probleme me ndotjen e ajrit në dimër.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




