”Taban”, tingujt e këngëve popullore qytetare në TKOB
Një udhëtim muzikor në rrënjët e shpitit shqiptar aty ku buron plot krenari kënga popullore qytetare. Janë këto tinguj që do të vijnë përmes sopranos Nina Muho me 16 këngë qytetare shqiptare të interpretuara për herë të parë me kuartet.
Ky koncert, është një mozaik emocionesh, kujtimesh dhe tingujsh që përqafojnë tabanin e çdo treve shqiptare si thesarin më të çmuar të identitetit tonë kombëtar.
“Këtë herë do të vij me kuartet dhe programi do të përmbajë 16 këngë shqiptare nga të gjitha trevat dhe jemi munduar që të zgjedhim këngë që të prekim të gjithë Shqipërinë dhe gjithashtu edhe këngë kosovare dhe jam shumë e emocionuar që unë këtë herë do të këndoj shqip”, u shpreh soprano Nina Muho.
Koncerti “Taban” do vijë mbrëmjen e 30 qershorit në Teatrin e Operës dhe Baletit
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





