“Ariu” i Çehovit në skenën e Gjirokastrës, një realizim teatror nga të rinjtë e qytetit

Kulturë | 47 minuta më parë

“Ariu” pjesa teatrale e Anton Çehov vihet në skenë nga teatri “Zihni Sako”. Shfaqja për adoleshentë është përshtatur për skenë nga studenti i akademisë së arteve Halil Hida.

Flet për një familje, një çifti që pëson disa disfata edhe ata në fund si të thuash pësojnë atë lidhjen midis njëri-tjetrit e gjejnë çelësin midis njëri-tjetrit. Unë jam student në vitin e tretë të Akademisë së Arteve edhe kjo bëhet nga të rinjtë, me një të ri për të rinjtë”, u shpreh regjisori, Halil Hila.

Komedia vjen nën interpretimin e tre të rinjve gjirokastritë të pasionuar pas aktrimit Athalia Koçi, Amelia Çenko, Eno Gjini.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Ka qenë dhe pak e vështirë duke qenë se të gjithë ishim të rinj pavarësisht se jemi marrë gjatë gjithë kohës me shfaqje të ndryshme teatrale në teatrin e Gjirokastrës”, tha Athalia Koci.

“Kur aktron ndryshon personalitetin, ndryshon karakterin, jeton jetë të cilat asnjëherë nuk do t’i jetosh dhe për shfaqen që ne po bëjmë momentalisht, të cilët unë ftoj të gjithë gjimnazistët, por jo vetëm sepse është me të vërtetë jep mësime mbi dashurinë, mbi personalitetin e njeriut dhe janë mësime që çdo i ri duhet t’i ketë”, tha Amelia Çenko.

Me këtë shfaqje teatri “Zihni Sako” starton sezonin e ri artistik, ku sipas drejtoreshës, Lejda Çeli hapësirë do tu jepet edhe te rinjve te talentuar

“Ky vendim teatrin e bën përveçse të lumtur edhe krenar”, theksoi Çeli.

“Ariu” do të ngjitet në skenë edhe mbrëmjen e sotme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme