Universiteti i Gjirokastrës kalon pritshmëritë në regjistrime, rektori: Ka ndikuar ndërkombëtarizimi

Sociale | 2 vite më parë

Auditorët e universitetit “Eqrem Cabej” këtë vit akademik kanë pritur rreth 15 përqind më tepër studentë se një vit më parë. 495 të rinj shënohet të kenë përzgjedhur mes 22 programeve bachelor dhe 2 vjeçare profesionale, ndërsa rritje është shënuar edhe tek cikli i dytë i studimeve, ku ky institucion akademik ofron 20 degë.

Po cilët janë faktorët që kanë çuar në këto prurje që shënohen si më të lartat, të paktën në pesë vitet e fundit, sipas rektorit Jaho Cana?

“Një performancë e cila është e prekshme e cila ka rritur jo vetëm cilësinë, por dhe performancës së punës së vetë pedagogut. Ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme ndërkombëtarizimi i universitetit tonë, hapja e tij me universitete partnere në botë”, tha Cana.

Në të dyja ciklet dhe në të gjitha vitet, universitetin e Gjirokastrës e frekuentojnë rreth 2000 studentë. Për herë të parë këtë vit akademik do të funksionojë edhe programi ndërkombëtar në doktoraturë “Edukimi në shkencat shoqërore”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme