Parlamenti bullgar voton qeverinë e re të Zhelyazkov pas disa muajsh bisedime

Rajon | 2 vite më parë

Parlamenti i Bullgarisë miratoi të enjten kabinetin e udhëhequr nga ish-kryeparlamentari Rossen Zhelyazkov, duke i dhënë fund negociatave disamujore për formimin e një qeverie koalicioni.

Partia GERB e qendrës së djathtë doli e para pas zgjedhjeve të parakohshme në tetor, të shtatat të mbajtura në Bullgari në katër vjet, por i është dashur të zhvillojë bisedime të ashpra me partitë e tjera politike për të formuar një qeveri.

125 ligjvënës në legjislaturën prej 240 vendesh miratuan kabinetin e Zhelyazkov ditën e enjte.

Partnerët e koalicionit të GERB janë Partia Socialiste Bullgare (S&D) dhe Ka Popull, i udhëhequr nga ish-prezantuesi Slavi Trifonov. Tre forcat së bashku numërojnë më pak se 121 deputetët e nevojshëm për shumicën, por partia e Ahmed Doganit, e cila përfaqëson pakicën etnike turke, tha se do e mbështesë koalicionin pa qenë pjesë e tij.

“Bullgaria ka nevojë për një qeveri të rregullt, që do të zbatojë politika në mbështetje të sundimit demokratik të ligjit, konkurrencën në ekonomi, sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave sociale të qytetarëve,” i tha Zhelyazkov parlamentit përpara votimit.

Zhelyazkov u zotua se qeveria e tij do ta ndihmojë vendin të hyjë në eurozonë. 

Të gjitha partitë e tjera do të jenë në opozitë. /Euractiv

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme