Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek Kostas Simitis

Rajon | 2 vite më parë

Ish-kryeministri i Greqisë, Kostas Simitis, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 5 janar 2025. Sipas drejtorit të spitalit të Korinthit, Grigoris Karpouzis, Simitis u transportua nga vila e tij në Agii Theodori drejt spitalit rreth orës 07:30, pa puls. Vdekja e tij u konfirmua pas mbërritjes në spital, ndërsa mediat greke raportojnë se ai pësoi një atak kardiak.

Kostas Simitis shërbeu si kryeministër i Greqisë nga viti 1996 deri në vitin 2004 dhe është njohur për rolin e tij në modernizimin e ekonomisë greke dhe në integrimin e Greqisë në Bashkimin Evropian. Gjatë mandatit të tij, ai ishte një figurë kyçe në përpjekjet për përmirësimin e ekonomisë dhe rritjen e standardeve të jetesës në Greqi. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme